Kek me mollë

Posted by Bio Shop Eri 03/12/2019 0 Comment(s)
Kek me mollë Përbërësit •200 gram miell integral • 50 gram sheqer • 200 ml qumësht • 50 gr rrush të thatë • 50 gr lajthi •2 vezë fshati • 1 mollë, •2 lugë të vogla kanellë, •gjysmë bustine pluhur pjekës •Lëkura e një portokalli të plotë. Përgatitja: Vendosim rrushin e thatë në një enë me ujë të ftohtë që të zbutet. Më pas, në një tas të madh rrahim me mikser dore të verdhat e vezëve me sheqerin, kanellën ose cimetin dhe lëkurën e grirë të portokallit. Kjo derisa të krijohet një masë kremoze. Shtojmë pastaj qumështin, miellin, pluhurin pjekës, gjysmë luge gjalp fshati dhe vazhdohet përzierja derisa masa të njëtrajtësohet. Rrahim më vete të bardhat e vezëve dhe jua shtojmë brumit të përgatitur. Në fund shtojmë rrushin e thatë, lajthitë dhe mollën e prerë në kube. Pèrzihet mirë dhe vendoset në tavë ku e kemi lyer paraprakisht me miell dhe pak gjalp. Piqet në furrë për 45 min në 170 gradë. Ju bëftë mirë!

Write a Comment