Si te shpetojme nga mushkonjat

Posted by Bio Shop Eri 09/03/2018 0 Comment(s)

 

Si te shpetojme nga mushkonjat

Stina e veres sjell me vete edhe nje problem i cili eshte goxha i besdisur dhe i sikletshem, mushkonjat dhe insektet!

 

Ja disa keshilla si te shpetojme prej tyre:

Vajra esencial ne lekure ose ne difuzor ambienti

•Nese keni nje difuzor ambienti shtoni disa pika vaji esencial limoni, vaj tea tree, vaj Neem ..  

•Nese nuk keni difuzor ambienti, aplikoni ne lekure ne fillim vaj kokosi si baze dhe me pas disa pika vaji esencial (nga vajrat qe permendem me siper)

 

 Spray kunder insekteve

*Perzjeni 40/50 pika me vaj esencial( zgjidhnje nje nga ato qe kam permendur me lart) me 20 ml alkol dhe 70 ml uje te distiluar.

 *  Merrni nje qepe dhe ndajeni ne feta te trasha. Ne to ngulni shkopinj karafila te thate. Vendosini neper dhoma dhe do ta shihni qe insektet do te largohen.

   *Vendosni ne ballkon ose ne parvazet e dritareve nje tas me limon( feta limoni) dhe uthull. Keto dy perberes do i mbajne insektet larg.

  Mbi te gjitha perpiquni te shmangni parfumet dhe kremrat e forte me shije te embel si psh ato te frutave, te cilat terheqin akoma me shume mushkonjat dhe insektet!

 

 

                                         

 

INFORMACIONE SHTESE RRETH VAJRAVE ESENCIAL

 

1-VAJI ESENCIAL LIMONIT dhe rëndësia e tij

Përfitimet nga vaji esencial I limonit janë të mahnitshme . Këto përfitime I atribuohen vetive stimuluese, qetësuese, detoksifikuese … etj.

Vaji I limonit ka aftësi për te trajtuar:

  1. -Astmën
  2. -Stresin
  3. -Pagjumësinë
  4. -Lodhjen
  5. -Crregullimet e lëkurës
  6. -Probleme të flokëve etj

Nuhatja e aromës së limonit mund të pastrojë rrugëte frymëmarrjes dhe sinuset e hundës, duke nxitur rrjedhjen e mirë të ajrit dhe frymëmarrjen e vazhdueshme .

Vaji I Limonit ndihmon në largimin e pagjumësisë, lodhjes, lodhjes mendore, ankthit, nervozizmit, dhe tensionit nervorë. Thithja e këtij vaji ndihmon gjithashtu në rritjen e vigjilencës.

Vaji I Limonit është një ilaç I mirë për rritjen e shkëlqimit të lëkurës. Ky vaj rekomandohet për reduktimin e tepruar të vajit në lëkurë.

Vetitë e tij antiseptike ndihmojnë në trajtimin e puçrrave dhe çrregullimeve të tjera të lëkurës.

Vaji I Limonit është gjithashtu efektiv si një tonik i flokëve . Ky vaj përdoret për flokë më të fortë , më të shëndetshëm dhe më me shkëlqim.

Sekretet e Natyrës,

Bukuria dhe Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës…

 

2-VAJ ESENCIAL TEA TREE 10ML

Emri botanik: Melaleuca alternifolia

Vaji esencial nga pema Tea Tree i detyrohet emrin e tij James Cook dhe ekuipazhit të tij, i cili duke arritur në Australi, provoi të bënte një çaj freskues nga gjethet e pemës Melaleuca alternifolia.

Ata gjithashtu vunë re se vendasit i përdornin këto gjethe për të përgatitur mjekime për plagët apo trajtimin e infeksioneve të tjera.

Vendi i origjinës: Australia

100% vaj i pastër bimor

Vetitë:

  1. Antiseptik

  2. Germicid (ngordh bakteret)

  3. Antifungal

  4. Anti-inflamator

  5. Qetësues

  6. Kurues

Përdorimet:

  1. Trajtim i akneve

  2. Infeksionet e lëkurës

  3. Infeksionet e traktit urinar

  4. Infeksionet e gojës

  5. Fungale

  6. Antiseptik për sipërfaqet

  7. Stimulues i gjendjes fizike

  8. Dhimbje reumatike

Masat paraprake:

– Nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën 6 vjeç.

– Mos e përdorni të paholluar/të pastër në lëkurë

– Shmangni ekspozimin në diell pas aplikimit

– Mos e aplikoni te sytë

– Në rast kontakti aksidental me lëkurën, shpërlajeni me ujë të rrjedhshëm

– Mbani larg kontaktit me fëmijët

– Nuk është i përshtatshëm për gratë shtatzëna dhe gjatë ushqyerjes me gji

– Mbajeni larg nga drita dhe nxehtësia

 KËSHILLA:

Infeksion mykotik: Shtoni 1 pikë tee-tree në një copë pambuku dhe aplikoni në zonën e prekur.

Higjiena orale: Miksoni 1 pikë tea tree dhe një pikë vaj esencial limoni për dozën tuaj të pastës së dhëmbëve dhe lani dhëmbët tuaj.

Gjithashtu edhe do të zbardhen. Shpërlajeni tërësisht.

Shtoni 1% vaj në sapunin likuid për zonën intime dhe ju ofron mbrojtje nga myku dhe shqetësime të tjera.

Shtoni një pikë vaj në pëllëmbët e duarve për dezinfektim të menjëhershëm.

Bëni avull me tea tree në qoftë se ju doni të lehtësoni frymëmarrjen tuaj.

Fytyrë: aplikoni 1 pikë vaj esencial tea tree (një copë pambuku të pastër) mbi pucrat, 2 herë në ditë

Shijoni pijet tuaja të nxehta duke shtuar një pikë të vajit dhe pak mjaltë.

Shtoni 10 pika vaj në ujin dhe pecetat që përdorni për dezinfektim total të ambjentit të shtëpisë ose zyrës tuaj.

Të gjitha bimët e përdorura në përgatitjen e produkteve So Bio Etic rrjedhin nga kultura organike të kontrolluar apo bimë të egra.

Distilimi i bimëve dhe luleve kryhet në avujt e ujit në temperaturë të ulët dhe presion të moderuar.

Kjo është metoda më moderne e nxjerrjes dhe siguron vajra esenciale të cilësisë së lartë.

Distilimi i agrumeve kryhet në presim të ftohtë.

 Si të përdorni vajrat esencial:

Masazh fytyre – Trupi

Zgjidhni një vaj bimor organik bazë si (bajame, jojoba, argan, macadamia), shtoni 1-2 pika vaj esencial për 10ml vaj vegjetal dhe masazhoni fytyrën ose edhe trupin.

Ju gjithashtu mund të shtoni disa pika vaj esencial në kremin tuaj hidratues ose kremin e kujdesit tuaj të përditshëm.

Frymëmarrje:

Shtoni 2-5 pika vaj esencial në një enë me ujë të nxehtë dhe bëni frymëmarrje. Kjo metodë është ideale për problemet e frymëmarrjes.

Shtoni disa pika vaj esencial në një shami pambuku ose në jastëk. Është një mënyrë e lehtë për të përfituar substancat terapeutike të vajrave esencialë.

Aromatizoni ambjentin duke shtuar nga 2-10 pika vaj esencial në pajisjen Aromatherapy, në drutë e oxhakut, në sirtarë etj.

Banjo

Disa pika të vajrave esencialë në dush kanë funksion terapeutik,

Përdorim të brendshëm

Kjo metodë duhet gjithmonë të kryhet nën drejtimin e një mjeku, farmacisti ose një Aromaterapisti profesional.

Vajrat esencial nuk gëlltiten shqeto por mund të shoqërohen psh. me një kub sheqer të papërpunuar, me një lugë çaji mjaltë ose të përzihet me 5ml vaj vegjetal të pastër.

 

3-Vaj Neem-i ose Margosa eshte nje vaj me arome te pakendeshme por nga me te miret fale vetive te shumta te dobishme qe ai ka. 
Eshtë një trajtim i shkëlqyer për fytyrën i përdorur prej shekujsh. 
Natyra e tij antioxidante mbron lekuren nga toksinat mjedisore qe pershpejtojne procesin e plakjes.Ky vaj eshte gjithashtu i larte ne acide yndyrore dhe vitamine E,te cilat ndihmojne rinovimin e qelizave te lekures dhe ndihmojne per te rivendosur elasticitetin e lekures.
Gjithashtu pastron lëkurën në thellësi duke hequr puçrrat dhe pikat e zeza. Rekomandohet për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. 
Vitamina E ka nje efekt zbutes mbi lekure dhe ndihmon ne ruajtjen e linjave te bukura,dhe kundra njollave dhe rrudhave te moshes.
Vaj Neem gjithashtu ndihmon per te luftuar bakteret qe shkaktojne pucrra fytyre ,psoriases dhe ekzemes.
Gjethet e Neem-it janë një pastrues i mrekullueshëm për gjakun. Kjo bimë shëron plagët dhe ka veti antiseptike.

Pervec ketyre ky vaj -largon parazitet
-largon insektet e ndryshme nga shtepia
-largon parazitet te bimet
-eshte antibacterial,antiflaumator
-antimykotik
-mund te perdoret edhe si mask floku ,I fale jete dhe gjalleri flokut tuaj duke e ushqyer ate

Kombinoni nje luge gjelle vaj neem ne 1/3 filxhan me vaj ulliri ose vaj kokosi
Masazhojeni ne lekuren tuaj kete perzierje per 5 minuta,pastaj lereni ate per 10 min.
Bejeni kete veprim para se te shkoni ne shtrat

 

NE DYQANET BIO SHOP ERI DO TE GJENI SPRAY CITRES  KUNDRA MUSHKONJAVE NGA LINJA SANTIVERI MEPERBERES VAJRAESENCIAL CITRONELLA,GERANIO,TEA TREE DHE LAVANDA. 

Write a Comment