Tonik për fytyrën vetëm me dy përbërës

Posted by Bio Shop Eri 02/12/2019 0 Comment(s)

 

Tonik për fytyrën vetëm me dy përbërës

Toniku ndihmon në shtrëngimin e poreve dhe për këtë, gjithmonë preferohet një tonik qetësues që e bën lëkurën të jetë e qetë dhe e freskët. Petalet e trëndafilit dhe aloe vera - bëjnë një tonik të shkëlqyer për  lëkurën.

-Aloe Vera përdoret në rastin e djegieve nga dielli, por gjithashtu ndihmon në trajtimin e akneve, për trajtimin e skuqjeve të lëkurës, gungave, puçrrave dhe problemeve të tjera .Aloe Vera gjithashtu përmban shumë antioksidues përfshirë beta karoten dhe Vit. C & E të dyja janë shumë të dobishme për lëkurën.

-Petalet e trëndafilit  kanë  veti shtrënguese të lëkurës, janë  një burim i shkëlqyeshëm i VititC . E le fytyrën të butë dhe me shkëlqim.

-Përbërësit
-Petale trëndafili të freskëta
-Xhel i freskët Aloe Vera

 

Përgatitja

Shkëputni një gjethe të vogël aloe vera nga bima. Lani atë dhe merrni xhel të freskët.
Merrni petalet  e trëndafilit dhë lajini.
Vendosini të dy së ​​bashku në një blender, pas disa sekondash do .të vini re pak krem ​​dhe lëng në kavanoz.  Ky është toniku juaj!
Hidheni tonikun në një vazo të vogël qelqi me kapak.

 Përdorimi
Pas pastrimit të duhur të lëkurës, lyeni pambukun me tonik dhe fërkojeni në të gjithë fytyrën.

Përfitimet e tonikut 
-Jashtëzakonisht qetësuese  në lëkurë
-Ndihmon në mbylljen e poreve të lëkurës
-Ndihmon në trajtimin e akneve dhe skuqjeve të tjera të lëkurës
-Ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të përgjithshëm të lëkurës

 

Bëjeni këtë tonik. Është shumë e thjeshtë dhe e lehtë për tu përgatitur dhe masat ti rregulloni sipas llojit të lëkurës tuaj. Ju mund të shtoni më shumë aloe vera nëse kjo ju përshtatet ose më shumë trëndafilave nëse kjo ju përshtatet më mirë sesa aloe vera. Gjithashtu mund të zgjidhni ti shtoni një vaj esencial sipas dëshirës dhe përshtatjes me lëkurën tuaj!

Write a Comment