Krem Nate Illuminues – Radiance DNA Night Treatment

Krem Nate Illuminues – Radiance DNA Night Treatment

Trajtim nate intensiv për fytyrën, me efekt ndriçues dhe zbutës, ideal për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës dhe për të parandaluar formimin e njollave. (50ml)


Përshkrimi:

Përmban një kompleks inovativ mbrojtës të ADN-së, të marrë nga gjethet e pemës Cassia Alata – i njohur për përmbajtjen e lartë të K3OS (Kaempferol-3-O-Sophoroside). Ky kompleks natyral vepron ndaj rrezatimeve UV, duke reduktuar dëmet e shkaktuara nga dielli në nivelin bërthamor dhe mitokondrial të ADN-së, si dhe parandalon shenjat e plakjes dhe njollat nga dielli.


Përmban:


  • Vitaminë C të stabilizuar, acid mandelik, acid laktobionik dhe acid ferulik që eksfoliojnë butësisht lëkurën, uniformojnë tonin dhe zvogëlojnë diskromitë;
  • Një përzierje vajrash bimorë me efekt zbutës;
  • Acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të boronicës Goji, shegës dhe rrushit të arushës me efekt hidratues dhe antioksidues, që ndihmojnë lëkurën të jetë më elastike, e butë dhe e ndriçuar në mëngjes.


Për kë rekomandohet:

Për këdo që kërkon një trajtim nate me efekt ndriçues dhe zbutës, ideal për përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe parandalimin e njollave.


Pse do ta dashuroni:


  • Ka teksturë të pasur por përthithet lehtësisht;
  • I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës – nga të reja te të pjekura;
  • Ka veprim antioksidues, ndriçues, rigjenerues, hidratus;
  • Me formulë tërësisht natyrale, e certifikuar BIO nga AIAB;
  • Pa alkool, pa ngjyrosës, pa parabene, pa silikone apo derivate nafte;
  • Vegan, cruelty free dhe i testuar për nikelin.


Si përdoret:

Aplikohet në mbrëmje mbi fytyrën e pastër. Rekomandohet ta kombinoni me produktet e linjës Radiance Vitamin C për rezultat optimal.


Write a review

Note: HTML is not translated!
   Bad           Good
  • Views:5126
  • Brands GYADA COSMETIC
  • Product Code: Krem Nate Illuminues – Radiance DNA Night Treatment
  • Availability: In Stock
0 Product(s) Sold
  • 34.99€
  • Ex Tax:34.99€

Unlimited Custom Blocks

Create unlimited custom product page blocks with any HTML content such as text, images, videos, etc. Place these blocks in 4 different positions around the product info.