Parfum për trupin

Posted by Bio Shop Eri 03/12/2019 0 Comment(s)
-Sprye trupi në kushte shtëpie me kripë himalaje dhe vajra esencialë Ky sprye trupi i krijuar në kushte shtëpie është i përkryer dhe ka shumë përfitime. Jo vetëm që është shumë i shëndetshëm për lëkurën, por ju i gjeni shumë lehte këto përbërës si dhe ka kosto minimale. Përbërësi kryesor është kripa e himalajës, gjithashtu edhe vajra esencialë të cilët ju do ti përzgjidhni në bazë të preferencave tuaja. Thjesht zgjidhni atë që është ideal për lëkurën tuaj për të mos ë irrituar . Ju mund ta përdorni këtë sprye në cdo kohë që ju nevojitet, është i përsosur për tu përdorur pas dushit, para se të dilni, pas dhe para palestrës. Kripa e himalajës është e pasur me minerale thelbësore që ndimon në freskimin dhe ushqimin e lëkurës. Për të përgatitur këtë sprye duhet : -3 lugë gjelle kripë Himalayan -2 lugë çaji vodka -5 deri në 7 pika vaj esencial vanilje -30 ml ujë -Një shishe e vogël sprye Përgatitja Të gjithë produktet i shtojmë tek shishja. Sic e thamë edhe më sipër vajin esencial mund ta zgjidhni sipas dëshirës tuaj. Si fillim shtojmë kripën, vodka, vajin esencial dhe ujin. Shishen e vogël e tundim dhe e kemi gati për përdorim. Përpara përdorimit duhet ta tundim dhe ta aplikojmë. Ky spryë është shumë i mirë përsa i përket jo vetë m freskimit por ë dhë ushqyerjes të lë kurës. Gjithashtu ndihmon edhe në eleminimin e aromës të djersës dhe shkëlqimin e saj. Provojeni dhe mos harroni bëjëni SHARE me miqtë tuaj!

Write a Comment