Biskota Festive, magjia e festave

Posted by Bio Shop Eri 03/12/2019 0 Comment(s)

Nuk ka asgjë më të bukur për mua sesa të përgatitësh biskotat festive për familjen edhe miqtë . Ky është një ritual që më pëlqen ta përsëris çdo vit sepse e bën atmosferën akoma më të veçantë .

-Përbërësit për 4 persona
•200 g miell
•200 g miell ëmbëlsirash
•125 g gjalpë
•125 g sheqer
•150 g mjaltë
•3 lugë çaji pluhur kanelle
•1/2 lugë çaji sodë

-Për kremin
•2 të bardha veze
•150 g sheqer
•disa pika limon

-Përgatitja
 Përzieni miellin e thjeshtë me kanellën dhe sodën e bukës. Vendosni gjalpin me sheqerin në një tas dhe përzieni derisa përzierja të jetë e butë dhe homogjene. Pastaj shtoni mjaltin dhe në fund miellin e ëmbëlsirave me sodë buke. Punojini sëbashku derisa të përzihen të gjithë përbërësit, formoni një top, mbështilleni dhe lëreni të pushojë në frigorifer për 30 minuta. I nxjerrim pas 30 minutash dhe hapim një petë të madhe mbi të cilën do të vendosim forma të ndryshme festive. Nxehim furrën në 180 °. Edhe futini të gjitha biskotat në tepsi, për tu pjekur për disa minuta. Më pas hiqini -Ju mund ti dekoroni edhe me krem. Për të përgatitur kremin do vendosni të bardhën e vezës në një tas dhe filloni ta përzjeni me mikser, sapo të marrë trajtën e kremit i shtojmë gradualisht sheqerin dhe pikat e limonit duke vazhduar ta trazojmë. Pasi të jetë formuar një krem i trashë dhe homogjen, i shtojmë sipër biskotave mund ta hedhim edhe nëpër forma të gatshme, ose të krijojmë forma mbi biskota me kremin. Biskotat festive janë gati! Nëse dëshironi ti jepni ngjyrë kafe, mund ti shtoni gjatë përgatitjes të brumit një lugë kakao.
Provojeni dhe na shkruani!

Write a Comment