Terms & Conditions

Këto kushte të përgjithshme për blerje në rrugë elektronike (“Termat & Kushtet”), ose "Para ne dore" rregullojnë të gjitha marrëdhëniet ndërmjet Kompanisë Bio Shop Eri e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, në adresën Rr. Naim Frasheri, Tirane, dhe klientëve që dëshirojnë të kryejnë porosi nëpërmjet faqes së internetit www.bioshoperi.com (“Klientët” ose “Ju”).


1. Detajet e Produktit


  1. Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Klienti duhet ti kushtojë vëmëndje të gjitha detajeve që kanë të bëjnë me produktin që ai dëshiron te blejë, sic mund të jenë, përmasat dhe lloji i produktit.
  2. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet të vendosura nё faqen e internetit të Bio Shop Eri është i vёrtetё, i qartё, i saktë dhe i ilistruar me imazhet përkatëse të cdo produkti.


2. Procesi i Blerjes.


  1. Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë për të vepruar.
  2. Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të Bio Shop Eri janë çmimet neto me TVSH.
  3. Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, çmimin total të produktit, i cili përshin edhe koston e dorëzimit të produktit.
  4. Për kryerjen e porosisë, Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij.
  5. Gjatë kryerjes së porosisë së parë dhe/ose gjatë regjistrimit të tij në faqen e internetit të Bio Shop Eri, Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, adresën e tij fizike & elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet sekret nga Klienti.
  6. Për çdo vizitë në faqen e internetit, Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit.


3. Konfirmimi i Porosisë


  1. Pas kryerjes së porosisë, Bio Shop Eri i konfirmon klientit marrjen e porosisë nëpërmjet caktimit të numrit të porosisë. Klienti do të marrë një email, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.
  2. Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga Bio Shop Eri. Data e konfirmimit figuron në email-in që i dërgohet Klientit.
  3. Për porosi të veçanta, Bio Shop Eri ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë nga Klienti. Në këtë rast, Klienti njoftohet nëpërmjet një email-i, ose telefonate për informacionin shtesë që nevojitet për të marrë konfirmimin përfundimtar të porosisë së tij.


4. Kryerja Pagesës


Çmimi i produkteve i cili përfshinë koston e dërgesës (postimit) do të paguhen nga Klienti në momentin e kryerjes së porosisë në rrugë elektronike në faqen e internetit www.bioshoperi.com.
Klienti mund të kryejë pagesën me:

  • PayPal
  • Kartë bankare debiti ose krediti, gjithashtu nepermjet sherbimit PayPal.
  • Pagesë në llogarinë bankare
  • Paguaj me Lekë në dorë kur merr porosinë


5. Rimbursimi

  1. Në rast se Bio Shop Eri gjëndet në pamundësi për të përmbushur porosinë e Klientit, Klientit do ti rimbursohet 100% e shumës së paguar.
  2. Klienti gjithashtu do te rimburshet 100% ose do ti ofrohet mundesia e ndërrimit ose e ripërsëritjes së porosisë, në rast se Klienti pas marrjes së porosisë, konstaton që produkti ka difekt(e) ose nuk i përmbahet cilësisë së premtuar apo reklamuar nga Bio Shop Eri.
  3. Për të fituar të drejtën e rimbursimit, Klienti duhet të raportojë me email ose telefon c'do problem të mundshëm të produktit brenda 48 oreve nga marrja e tij.


Nëse keni ndonjë paqartësi, ju këshillojme kontaktoni me ne për sqarime të mëtejshme, përpara se të kryeni blerjen.